Ndërron jetë legjenda i futbollit, rekordi i tij qëndron edhe sot

Ka ndërruar jetë legjenda e futbollit, Zhist Fonten në moshën 89 vjeçare. Sulmuesi francez mban rekordin e golave ​​në një Botëror.

Ylli i Stade de Reims, shënoi 13 gola në Kupën e Botës të vitit 1958 në Suedi, një rekord që qëndron edhe sot. Ai e mbylli karrierën në kombëtare me 30 gola në 21 ndeshje. Rekordi i tij në Botëror është rekordi me qëndrimin më të gjatë në historinë e sportit.

Fonten ishte legjendë e Stade de Reims me të cilët fitoi tre liga, një Kupë, një trofe të Kampionëve dhe ishte nënkampion në Kupën Evropiane./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button