Arrestohet 54 vjeçari nga Haraçina, kishte marrëdhënie seksuale me një të mitur

Pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë sot (31-janar) rreth orës 11 e 40 minuta, në rrugën e ,,Ilindenit“ në Tetovë, e kanë privuar nga liria 54-vjeçarin A.D. nga Harraçin e Shkupit, për shkak të dyshimeve se së bashku me një person të mitur nga Shkupi me të cilin kishte mbajtur kontakte në rrjetet sociale, më datë 29-të të këtij muaji, kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur nga Tetova.

Personi në fjalë është ndaluar në Stacionin policorë Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Rastin në polici e ka denoncuar dje në ora 19.00 nëna e vajzës së mitur.

LEXO EDHE:

Back to top button