Arrestohet 57 vjeçari nga Tetova, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit
Arrestohet 57 vjeçari nga Tetova, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën e Ilindenit në Tetovë kanë arrestuar 57 vjeçarin I.M.. Personi im arrestuar sipas MPB-së është dërguar në burg për vuajtje të dënimit.
“Me datë 17.05.2022 në ora 11.40 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë arrestuar personin I.M. (57) nga Tetova për vuajtje të dënimit me burg. Personi është dorëzuar në INKP-Tetovë për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Alsat.mk








