Arrestohet Goran Stojkov për rastin “Spiuni”, ishte dënuar me një vit burg në mungesë

Pasditen e sotme policia ka arrestuar në një aksion ka arrestuar shtetasin Goran Stojkov, në rastin “Spiuni”. Ai ishte dënuar me një vit burg në mungesë dhe kërkohej nga policia me urdhër të Gjykatës Themelore. Pas arrestimit ai është dërguar në paraburgim.

“Me datë 16.12.2021 në orën 16:15, zyrtarë policorë nga ekipi operativ pranë pikës së benzinës në Bul. “Srbija” në Shkup ka arrestuar shtetasin G.S. (51), i lindur në Strumicë, me adresë vendbanimi në Shkup, i cili kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore-Shkup 1, neni 353, paragrafi 3 të Kodit Penal të RSM, për dënim me burg në kohëzgjatje prej një viti. Personi është dorëzuar në IEVP Shkup për vuajtjen e dënimit”- thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:

Back to top button