Arrestohet gruaja e “El Chapo”, organizoi arratisjen e bashkëshortit

Gruaja e narkotrafikantit të njohur meksikan, Joaquin “El Chapo” Guzman, është arrestuar në aeroportin e Uashingtonit nën akuzën se është e përfshirë në trafikun e drogës dhe se organizoi arratisjen e bashkëshortit të saj nga burgu meksikan në vitin 2015.

31-vjeçarja Emma Coronel Aispuro, me shtetësi meksikane dhe amerikane duhet të përballet tashmë me një gjykatës federal.

Bashkëshorti i saj, themelues i kartelit të Sinaloa është duke vuajtur një dënim të përjetshëm në një burg të sigurisë maksimale në Shtetet e Bashkuara.

LEXO EDHE:

Back to top button