Arrestohet i riu nga Gostivari, dyshohet për kryerjen e pesë grabitjeve

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar është arrestuar 22 vjeçari F.N. për shkak të dyshimeve se në dy muajt e fundit ka kryer grabitje. MPB sot njoftoi se i riu është ndaluar në stacionin policor në Gostivar dhe se kundër tij do të parashtrohet padi konkrete pas dokumentimit të plot të rastit.

- Advertisment -

“Mbrëmë (22-shkurt) rreth orës 19:30, në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 22-vjeçarin F.N. nga Gostivari, për shkak të dyshimit gjatë muajit të kaluar dhe këtë muaj, në Gostivar i njëjti ka kryer pesë vjedhje dhe vjedhje të rënda, tre prej të cilave në automjete. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për pastrimin dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet parashtresë adekuate”, thonë nga MPB.

 

LEXO EDHE:

Back to top button