Arrestohet hajduti në Kumanovë

Policia e Kumanovës ka arrestuar një 26-vjeçar nga Kumanova, i cili ka kryer vjedhje në një objekt afarist dhe në një ndërtesë publike në Kumanovë, njoftoi sot MPB.

“Sot në ora 11:00, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar R.R (26) nga Kumanova. Ai dyshohet se ka kryer vjedhje në një objekt të ndërmarrjes publike në fshatin Proevcë dhe në një objekt afarist në rrugën “Ivo Lola Ribar”, nga ku ka marrë disa sende”, njoftojnë nga policia.

Ai u ndalua në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet padi kundër tij.

LEXO EDHE:

Back to top button