Gjermani gërvishti 260 vetura sepse xhelozonte pronarët e tyre

Gjermani gërvishti 260 vetura sepse xhelozonte pronarët e tyre

Policia gjermane arrestoi një burrë në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Karlsruhe, pasi pranoi se kishte gërvishtur dhe dëmtuar rreth 260 vetura.

Në Karlsruhe, qendra e gjykatës më të lartë penale dhe kushtetuese të Gjermanisë, veturat e shtrenjta janë parkuar kryesisht.

Burri 28-vjeçar është vetëdorëzuar në polici dhe ka pranuar krimin. Dëmi i shkaktuar në automjete llogaritet në mbi gjysmë milioni euro. Veturat u dëmtuan fundjavën e kaluar.

Burri shpjegoi se ishte xheloz për pronarët e makinave dhe se kishte “probleme personale”, sipas një deklarate nga policia gjermane.

I dyshuari tashmë ka precedentë penalë dhe u lirua nga burgu në korrik të vitit 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button