Arrestohet i riu nga Tetova për organizim të lojërave të fatit pa licencë

Punonjësit policorë nga SPB Tetovë dje në ora 22:15 në fshatin Bogovinë të Tetovës kanë privuar nga liria F.A (26) nga i njëjti fshat për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “organizim i lojërave të fatit pa licencë, përkatësisht leje nga organi kompetent” sipas nenit 156 paragrafi 3 i Ligjit për lojërat e fatit.

Siç kumtoi MPB gjatë kontrollit në një objekt pa firmë në fshat, i janë gjetur 6.455 euro, 220 paund britanik, 200 franga zvicerane, 4.100 denarë, tre celularë, dhe një listë prej 387 klientë, ku edhe i janë konfiskuar të gjitha si dhe sende të tjera me origjinë kriminale.

Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

LEXO EDHE:

Back to top button