Arrestohet ish-lojtari i Premier Ligës, kapet me kokainë në vlerën 4,500 euro

Një ish-lojtar i Premier Ligës thuhet se është arrestuar në Irlandë, pasi që i është gjetur substancë narkotike e llojit kokainë në vlerë prej 4,500 eurosh.

Lojtari, emri i të cilit nuk mund të bëhet publik për arsye ligjore, thuhet se u ndalua dhe u arrestua në Dublin, pasi u përfshi në një ndjekje me makinë policie.

Sipas “The Irish Mirror”, futbollisti u arrestua për posedim droge dhe drejtim të rrezikshëm të automjetit, por që atëherë është liruar nga Stacioni “Crumlin Garda”. Një dosje tani do t’i dërgohet Drejtorit të Prokurorisë Publike.

LEXO EDHE:

Back to top button