Arrestohet një banor i Strumicës, zbardhen katër vjedhje
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 14:00 në fshatin Kukllish të Strumicës policia ka privuar nga liria G.P. 25 vjeç nga fshati Angelci.
Ai dyshohet se ka kryer tri vepra penale “vjedhje e rëndë” dhe një vepër tjetër “vjedhje” në territorin e SPB-Strumicë.
“Për rastin është njoftuar Prokurori Publik, ndërkohë që pas dokumentimit të rastit, ndaj personit në fjalë do të ngritët padi adekuate”, njoftojnë nga MPB-ja.








