Arrestohet një person me shumë artefakte arkeologjike

Arrestohet një person me shumë artefakte arkeologjike

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është arrestuar një person nga rajoni i Strumicës pasi tek i cili janë gjetur artefakte arkeologjike të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga vepra penale.

Policia ka arrestuar personin me inciale B.B., 39-vjaçarë nga komuna e Vasilevës, pas kontrollit në makinën e tij.

“Janë gjetur 276 monedha, tre maja shtiza, 10 unaza, si dhe sende të tjera që përfaqësojnë mallra nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimi kulturore ose gjëra të rralla natyrore. B.B. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim penal përkatës”, thonë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button