Arrestohet një person nga Kopanica e Sarajit, i konfiskohen armë dhe municion

Arrestohet një person nga Kopanica e Sarajit, i konfiskohen armë dhe municion

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 57-vjeçar nga Kopanica e Shkupit pasi tek i njëjti është gjetur një armë që ka lidhje me një krim të kryer nga një person tjetër në Strumicë.

Nga MPB thonë se pas arrestimit janë kryer kontrolle edhe në burgun e Idrizovës, ku janë gjetur fakte për tregti të paligjshme me armë.

“Është privuar nga liria I.B.(57) nga fshati Kopanicë, Shkup. Zyrtarët policorë kanë bastisur shtëpinë e I.B., me ç’rast kanë gjetur një pistoletë tip “Staer” me dy karikatorë dhe 61 fishekë të kalibrit 9 mm. Nga hetimi i kryer, u konstatua se arma e kishte origjinën nga një vjedhje e kryer më 20 janar 2023 në shtëpinë e M.B. në Strumicë nga i afërmi i saj P.I.(25) nga Strumica, e cila më 23.01.2023 është privuar nga liria dhe tashmë është në paraburgim prej 30 ditësh”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

LEXO EDHE:

Back to top button