Mësohet arsyeja se përse Barcelona nuk e regjistron Gavin në La Liga

Skuadra e Barcelonës vijon të ketë probleme të mëdha në lidhje me regjistrimin e kontratave të lojtarëve të saj në La Liga. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për blerjet e reja, por edhe për lojtarët që rinovojnë kontratën me klubin katalanas. I tillë është edhe rasti i rinovimit të kontratës me talentin 18-vjeçar Gavi. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, drejtuesit e La Liga i kanë bërë me dije klubit “blaugrana” se rinovimi i kontratës së Gavi nuk mund të depozitiohet pranë Federatës.

Kjo, për shkak të shumës së lartë të pagesave që Barcelona ka ndaj lojtarëve dhe duhet bërë një ulje e ndjeshme të tyre. Regjistrimi i kontratës së re nuk mund të bëhet, të paktën për momentin edhe pse nga Barcelona janë larguar Zherard Pike dhe Memfis Depaj.

Sipas “Marca”, klubi duhet të vijojë të ulë rrogat e lojtarëve apo largojë ata të tepërt për të arritur kuotën e kërkuar nga La Liga. Për sa i përket rinovimit të kontratës së Gavi, ai ka firmosur një kontratë të re që e lidh me Barcelonën deri në vitin 2026.

LEXO EDHE:

Back to top button