Dibala: Nuk kemi pasur një marrëveshje për rrogën e tre muajve

Dënimi me heqjen e 15 pikëve nga renditja e sezonit aktual, për mashtrim me bilancet, mund të mos jetë i vetmi për Juventusin. Klubi aktualisht po përballet me një tjetër stuhi, pas “Calciopolit” të 2006-ës, kur u dërgua në Serinë B. “Bardhezinjtë” po hetohen për mashtrim me pagat në kohën e pandemisë. Atëherë në klub njoftuan se lojtarët kanë vendosur të heqin dorë nga 4 paga mujore, në formë solidariteti me situatën. Por e vërteta rezultoi ndryshe. Nga të gjithë komunikimet mes futbollistëve, rezulton se ata në të vërtetë kanë hequr dorë nga vetëm një pagë mujore dhe jo 4 siç u tha në komunikatën e klubit, që bëri gjithçka për të “fshirë” nga bilanci rreth 96 milionë euro.

Shuplakën e radhës bardhezinjve ua ka dhënë një ish si Paulo Dybala, që verën e kaluar la Juventusin, për t’u transferuar te Roma e Mourinhos, pasi torinezët nuk i ofruan rinovimin e kontratës.

Sulmuesi argjentinas ka deklaruar se në marrëveshjen e firmosur nuk janë pasqyruar të gjitha pikat e rëna dakord dhe ka sqaruar e në të vërtetë ata kanë hequr dorë nga vetëm një pagë mujore.

“Më kujtohet se kemi marrë vendimin të vendosim së bashku, domethënë të pranojmë ose jo propozimin, por ta bëjmë të gjithë së bashku. Nuk mbaj mend të kem folur personalisht për këtë me Paraticin dhe Nedved. Ajo që mbaj mend ishte se kishte dalë një deklaratë për shtyp. Shumë njerëz mendonin se ne kishim hequr dorë nga katër muaj dhe askush nuk e dinte në atë kohë se do të kishim marrë tre muaj, por e paguanim më vonë. Duke lexuar njoftimin nuk është marrëveshja që kemi arritur, thonë që ne hoqëm dorë për pagën e katër muajve, por nuk thotë se kemi pasur një marrëveshje për rrogën e tre muajve, e cila ishte e sigurtë”, thotë Dibala.

LEXO EDHE:

Back to top button