Arrestohet një person nga Prilepi, kjo është arsyeja

Arrestohet një person nga Prilepi, kjo është arsyeja

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Ilo Poluteska” në Prilep ka privuar nga liria 21 vjeçarin A.R. i cili është kapur në flagrancë derisa ka qenë duke kryer një vjedhje në shtëpinë e G.K. nga Prilepi, shkruan Alsat.

Tek A.R. është gjetur një portofol me të holla dhe dokumente personale të cilat i janë kthyer pronarit. A.R. është ndaluar në stacionin policor të Prilepit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi përkatëse./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button