Arrestohet një person që i hodhi vezë mbretit Charles dhe mbretëreshës Camilla

Një i ri është arrestuar pasi hodhi vezë ndaj mbretit Charles dhe mbretëreshës Camilla gjatë një vizite në York, raportoi Guardian.

Mbreti dhe mbretëresha u mirëpritën nga krerët e qytetit dhe më pas iu hodhën tre vezë. Fatmirësisht, asnjë nuk e goditi çiftin mbretëror.

Ndërsa burri po ndalohej, ai bërtiti se “ky vend u krijua nga gjaku i skllevërve”.

Veprimet dhe fjalët e tij ndeshën me indinjatë në popullin e mbledhur.

Charles, i cili u ngjit në fron në shtator pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II, është aktualisht në një turne dy-ditor në Anglinë Veriore.

LEXO EDHE:

Back to top button