Arrestohet shtetasi turk me pasaportë false në aeroportin“Adem Jashari”

Një shtetas i Turqisë në mbrëmjën e 19 shtatorit me pasaportë fals ia kishte mësyer Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashar”.

Mirëpo, Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë , pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtoj duke prezantuar pasaportë, që dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

LEXO EDHE:

Back to top button