Arrestohet vjedhësi nga Shkupi, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Arrestohet vjedhësi nga Shkupi, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme në rrugën “Bitpazarska” në Shkup ka privuar nga liria 20 vjeçarin Sh.L. nga Shkupi, shkruan Alsat.

Ndaj të arrestuarit me urdhër të Gjykatës Penale-Shkup ishte shpallur fletarrestim qendror për vuajtjen e dënimit prej 18 muaj, për veprën penale “vjedhje”.

Sh.L. menjëherë pas arrestimit është dërguar në burg për vuajtje të dënimit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button