Në Itali, “pizza” më e rëndësishme se futbolli

Futbolli është një forcë e madhe lëvizëse në Itali, por ka një tjetër që është edhe më e fortë, më e vjetër dhe e pashmangshme – pica.

 

Këtë e ka konfirmuar një foto e dalë pas ndeshjes mes Salernitana-s dhe Veronës, e cila është shpërndarë nga shumë media evropiane. Në foto, një lojtar i Salernitana dhe një lojtar i Veronës janë ulur në tunel pas ndeshjes së tyre dhe duke ngrënë pica.

 

Nuk është se ndeshja ishte paqësore, u vendos me një gol në minutën e 94-të, në favor të Salernitana-s, për 2-1 dhe në minutën e 98-të pati edhe karton të kuq. Pavarësisht të gjitha shkëndijave në fushë, Federico Bonazzoli dhe Simone Verdi u ulën në shkallët dhe ndanë një picë.

 

 

Historia është se Verdi, i cili tani është në kampin e Veronës dhe debutoi në shtator, e kaloi gjysmësezonin e pranverës duke luajtur për Salernitana në formë huazimi, andaj duhet të jetë ndjerë si në shtëpinë e tij.

 

LEXO EDHE:

Back to top button