Arrihet marrëveshja ….më në fund

Pas muajsh negociatash të mundimshme midis promovuesve dhe kampionëve rivalë, kontrata për një marrëveshje me dy meçe midis Tajson Fjurit dhe Entoni Xhoshuas për të unifikuar titujt e peshave të rënda është firmosur. Dy boksierët më të mirë në botë aktualisht do të përballen me njëri-tjetrin në dy meçe brenda vitit 2021.

 

 

Siç kishte raportuar më parë “ESPN”, kontrata kërkon një ndarje 50-50 në luftën e parë dhe 60-40 në ndeshjen e revansh, me fituesin që merr pjesën më të lartë.  Plani është që të dy luftimet të zhvillohen në 2021 – e para në qershor ose korrik, revanshi idealisht do të zhvillohet në nëntor ose dhjetor.

LEXO EDHE:

Back to top button