Dembo Darboe, ende golashënues i parë në Maqedoni?!

Në listën e golashënuesve në Ligën e Parë Futbollistike tw Maqedonisw edhe pas 5 javëve të sezonit pranveror, nuk ka ndryshime, për sa i përket kreut të saj. Ende në vendin e parë qëndron ish sulmuesi i FC Shkupit, Dembo Darboe me 16 gola.

 

Ai ishte aktiv në fundjavë me skuadrën e Soligorskit në Bjellorusi, ku shënoi golin e vetëm, në fitoren 1-0 ndaj Minskut.

Në vendin e dytë, me dy gola më pak, është Besart Ibraimi nga Shkëndija, duke lënë pas 3 futbollist me nga 8 gola: Ivanovskin e Sileksit, Kallanovskin e Bellasicës dhe Khalidin e Makedonija Gjorçe Petrovit.

LEXO EDHE:

Back to top button