Arrihet marrëveshja mes klubeve, Hari Kejn drejt Munihut

Klubi gjerman, Bajern Munih ka arritur një marrëveshje me Totenham Hotspur për të nënshkruar me sulmuesin Hari Kejn. E ardhmja e Kejnit te Spurs ka qenë një nga pikat kryesore të thashethemeve të afatit kalimtar të verës deri më tani. Më parë, u raportua gjerësisht se skuadra gjermane e Bundesligës, ishte seriozisht e interesuar për të sjellë kapitenin e Anglisë në Bavari.

Gjatë javëve të fundit, Bajerni ka parë tre oferta të refuzuara nga Spurs pasi klubi londinez dëshironte të merrte të paktën 100 milionë euro. Megjithatë, vetëm pak ditë kanë para fillimit të sezonit në Ligën Premier, është raportuar se Spurs dhe Bajerni kanë arritur një marrëveshje për Kejnin.

Është gazetari i njohur i mediumit “The Athletic”, David Ornstein, i cili ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të një postimi në platformën “X”.

“EKSKLUZIVE: Bajern Munihu ka arritur një marrëveshje me Totenham për të nënshkruar me Hari Kejnin, tregojnë burime në Gjermani. Propozimi i FC Bajern me vlerë mbi 100 milionë euro u pranua nga Tottenham. 30-vjeçari ka qenë i prirur drejt qëndrimit, por tani duhet të marrë një vendim”, ka shkruar Ornstein.

Kejn ka qenë i lidhur me një largim nga Spurs gjatë afatit kalimtar të verës dhe duket se një lëvizje mund të jetë e afërt tani pas marrëveshjes.

LEXO EDHE:

Back to top button