Arrijnë disa vaksina kineze, Filipçe falënderon Turqinë dhe Erdoganin

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se sot në vend kanë mbërritur 30 mijë vaksina “Sinovac”, donacion nga Republika e Turqisë. Filipçe tha se për një kohë të shkurtër vaksinat do të shpërndahen në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin.

“Edhe një herë dua të shpreh mirënjohjen time për Republikën e Turqisë dhe Presidentin Rexhep Tajip Erdogan për mbështetjen e tyre, por mbi të gjitha, për shpërndarjen e shpejtë të sasisë së premtuar, e cila është shumë e rëndësishme për ne”, ka shkruar mes tjerash ministri Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button