Arrijnë vaksinat në Maqedoni, Zaev falënderon Vuqiçin dhe popullin serb

Në vendkalimin kufitar të Tabanocit sot kryeministri Zoran Zaev ka pranuar 4.800 vaksina nga gjithsej 8.000 vaksina që janë siguruar përmes Serbisë, transmeton Alsat. Vaksinat janë nga kompania Pfizer. Zaev ka falënderuar presidentin serb Aleksandar Vuqiç, popullin serb dhe kryeministren serbe Ana Bërnabiç.

“Edhe një herë popullin serb, presidentit Vuqiç dhe kryeministres Bërnabiç i them faleminderit që po ndihmoni popullin tonë dhe shëndetin tonë publik. Në këtë ditë të bukur, falënderoj secilin që ka kontribuar që të ketë paqe, dashuri dhe shëndet në Ballkan”, tha mes tjerash Zaev.

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button