Arrin fshehtas në Nju Jork, por e “tradhton” palltoja mbi 5000 euroshe

Përpjekja për anonimat dështoi dukshëm për Nejmarin mes dritave të “Times Square” në Nju Jork. Superylli brazilian, 33 vjeç, u përpoq të shijonte pushimet në “Mollën e Madhe” pa u vënë re, duke mbuluar fytyrën me një maskë, por bëri gabim fatal stili për privatësinë e tij.

Sulmuesi i Santosit e kombinoi maskën me një pallto shumë të spikatur rozë dhe të bardhë, të firmës “Louis Vuitton”, me vlerë rreth 4.300 paund (mbi 5.000 euro).

Një veshje aq të dukshme, edhe pa i dalluar fytyrën, kalimtarët nuk mund të mos e vinin re figurën ekscentrike që shëtiste dhe argëtohej në një rikshe bashkë me të fejuarën Bruna Biankardi, nën tingujt e këngëve të Krishtlindjes.

LEXO EDHE:

Back to top button