Arrin në 7 numri i viktimave nga orteku i akullit në Itali

Arrin në 7 numri i viktimave nga orteku i akullit në Itali

Rritet bilanci i viktimave si pasojë e shkëputjes së një orteku nga mali në pjesën verilindore të Italisë.

Sipas zyrtarëve italianë, numri i viktimave ka shkuar në shtatë, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur.

Katër nga shtatë viktimat tanimë janë identifikuar nga ekipet e shpëtimit dhe tre prej tyre ishin italianë.

Ekipet e shpëtimit kanë rifilluar kërkimin për 15 të zhdukur, duke përdorur helikopterë dhe dronë, shkruan BBC.

Teknikët e Shpëtimit Alpin kanë konstatuar se masa e shkëputur nga akullnaja Marmolada ka rënë me një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë.

Orteku u përplas me grupin e alpinistëve të cilët ishin duke eksploruar shtegun, teksa ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shkëputjen.

LEXO EDHE:

Back to top button