Arrin oferta e parë për Taulant Seferin

Taulant Seferi vijon të jetë në qendër të merkatos verore. Sipas “SuperSport” së fundi në garë për firmën e tij është futur një nga klubet me buxhetin më të madh në Ligën e parë të Turqisë, skuadra Manisa-s, e cila është gati të paguajë deri në 800 mijë euro për kartonin e sulmuesit nga Kumanova.

Kujtojmë se ditë më parë, drejtuesit e klubit të Tiranës, theksuan se sulmuesi kumanovar, nuk largohet nga Tirana, për oferta nën 1 mln euro.

Ndryshe KF Manisa është themeluar në vitin 2019-ën dhe ka ngjitur shumë shpejt shkallët, teksa këtë sezon do të synojë përforcimin, për t’u ngjitur në elitën e futbollit turk dhe projekti i ri mund të nisë pikërisht nga Taulant Seferi.

LEXO EDHE:

Back to top button