Arsenal-Mançester Siti “përplasje” që vlen sa një titull

Sot luhen dy sfidat e radhës të turneut më të bukur të futbollit dhe në fakt vëmendjen e merr sfida e prapambetur e Premier Ligës, ajo mes Arsenal dhe Man. Siti.

Një sfidë jo si të gjithë të tjerat, pasi kjo përballje do të vendosë pothuajse edhe fituesin e kësaj lige, ku të dyja skuadrat janë kokë më kokë për të ngritur trofeun.

Arsenali ndodhet në vendin e parë aktualisht, me 1 ndeshje më pak se Man. Siti, të cilën do ta luajë sot në orën 20:30 në “Emirates Stadium”.

“Topçinjtë” e Artetës ndodhen në krye të tabelës me 51 pikë dhe dy ndeshjet e fundit në Premier Ligë nuk kanë rezultuar ashtu siç pritej për ta, pasi kanë marrë vetëm 1 pikë në dy sfidat. Nga ana tjetër, Man. Siti ndodhet në vendin e dytë me 48 pikë dhe në 5 ndeshjet e fundit, skuadra e Pep Guardiolës ka marrë 2 humbje dhe 3 fitore.

Kjo përplasje pritet të jetë e jashtëzakonshme, një ndeshje lufte për titullin e Premier Ligës

LEXO EDHE:

Back to top button