Arsenali transferon yllin e Çellsit për 12 milion paund

Gazetari i specializuar për merkato, Fabrizio Romano, raporton se Arsenal ka arritur akordin me Çellsin për të sjellë në “Emirates Stadium” organizatorin italian të mesfushës, Zhorzhinjo-n. Arsenali ka bërë ofertën prej 12 milionë paund dhe Çellsi ka rënë dakord për këtë shifër, ku tashmë janë duke kryer finalizimin e dokumentave përkatëse.

Kontrata do të jetë deri në vitin 2024 me një opsion plus një sezon. Kontakti i parë ishte dje dhe Arsenal arriti ta finalizonte këtë transferim të bujshëm. “Topçinjtë” kanë prenotuar edhe vizitat mjekësore për mesfushorin italian. Raportohet se ndikimi i trajnerit të Arsenal, Arteta, ishte vendimtar në finalizimin e këtij operacioni./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button