" "
Arsenali dhe Uest Hemi janë afër marrëveshjes me vlerë më të madhe se 100 milionë paund për drejtuar Deklan Rajsin nga Uest Ham te “Topxhinjët”.
Sipas “The Guardian”, skuadra e Uest Hemit e ka pranuar se do të humbasë Rajsin dhe Arsenali është gati ta bëjë atë lojtarin më të shtrenjtë në historinë e tyre.
Një ofertë ende nuk është dorëzuar, por raporti shton se bisedimet mes klubeve po përparojnë pa probleme dhe ka besim se marrëveshja do të finalizohet së shpejti. Arsenali e ka bërë Rajsin objektivin e tyre kryesor dhe nuk do të përballet me asnjë problem kur bëhet fjalë për kushtet personale.








