Arsenali e Barcelona, kërkojnë që të shfrytëzojnë terrenin vendas

Sonte (e martë) do të zhvillohen dy ndeshje kthyese në kuadër të fazës 1/8-tës në Ligën e Kampionëve. Pas ndeshjeve të para të kësaj faze para tri javësh, tani radha është për ndeshjet kthyese, të cilat do të na japin dy çerekfinalistë.

Në ndeshjen e parë, Barcelona është nikoqire e Napolit, ku do të kërkoj fitore në “Estadi Olimpic Lluis Companys” pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Në takimin tjetër, Arsenali e pret Porton në “Emirates” dhe synon ta shkrijë epërsinë e humbjes 1-0 nga ndeshja e parë. Të dy përballjet pritet të fillojnë nga ora 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button