Arsenali fiton me lehtësi ndaj Leicester Cityt nën regjinë e Jesusit dhe Xhakës

Arsenali fiton me lehtësi ndaj Leicester Cityt nën regjinë e Jesusit dhe Xhakës

Arsenali ka fituar me rezultat 4-2 ndaj Leicester Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas ka marrë edhe fitoren e dytë këtë sezon, duke triumfuar pa shumë vështirësi ndaj Leicester Cityt në Emirates.

Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe dy gola.

Ishte sulmuesi i ardhur në verë, Gabriel Jesus, i cili shënoi fillimisht golin e parë personal në minutën e 23-të pas asistimit të Granit Xhakës për 1-0, ndërsa në minutën e 35-të braziliani shënoi për 2-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, me të dyja skuadrat që shënuan nga dy gola.

Të parët që gjeten rrjetën ishin mysafirët, por me anë të mbrojtësit William Saliba (53’) që shënoi autogol për 2-1.

Megjithatë, gëzimi i tyre zgjati vetëm dy minuta pasi në skenë doli mesfushori shqiptar Xhaka, i cili pas asistimit të Jesus shënoi për 3-1 nga afërsia.

Në minutën e 74-të ishte James Maddison që ngushtoi epërsinë në 3-2, por vendasit gjeten edhe një gol me anë të Gabriel Martinellit (76’), i cili vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 4-2.

LEXO EDHE:

Back to top button