Arsenali forcon sulmin, ofron 100 milionë për sulmuesin e Realit

Arsenali po mundohet të rrëmbejë brazilianin e Real Madridit, Rodrigo. Sipas asaj që bëhet e ditur nga mediat britanike, një ofertë nga 80-100 milionë euro do të ishte e pranueshme edhe nga klubi madrilen. Por përpjekjet e Arsenalit për të brazilianin kanë hasur në një pengesë të madhe.
Sipas raportimeve që vijnë, paga prej rreth 12 milionë eurosh në vit është cilësuar si shumë e lartë për “Topçinjtë”. Kjo po e bën gjithçka edhe më të komplikuar. Rodrigo mbetet një objektiv i Arsenalit, por kushtet financiare do të jenë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të negociatave.
Aktualisht futbollisti po luan ende me Realin në Amerikë, ku skuadra madrilene është duke zhvilluar Botërorin e klubeve.
Rodrygo ka qenë pjesë e Real Madridit që nga vitit 2019, dhe ka qenë një nga pikat kryesore në sulm gjatë viteve të fundit. Gjithashtu, edhe trajneri i ri, Çabi Alonso, ka folur fjalë të mira për yllin brazilian. Mirëpo gjithçka i mbetet kohës për të kuptuar se nëse ai do të mbetet pjesë e “Los Blancos” apo jo. Këtë edicion, ai ka luajtur në 52 ndeshje, duke shënuar 14 gola dhe ka shërbyer 11 asiste.