Gega reagon ndaj Federatës dhe tërhiqet nga garat e Europianit në Slloveni

Këtë javë zhvillohet në Slloveni eventi i Kampionatit Europian të Shteteve në sportin e atletikës, event ku merr pjesë edhe Shqipëria. Kjo e fundit garon në Divizionin e tretë, atë të vendeve të vogla e të dobëta.

Federata Shqiptarë e Atketikës, pasi përfundoi kampionatin, përzgjodhi ekipin kuqezi, mes të cilëve ishte edhe atletja Luiza Gega. Në një deklaratë në rrjetet sociale, kampionia e Europës në 3000m me pnegesa sqaron se nuk do të shkojë edhe pse fillimisht kishte rënë dakord për të garuar.

Gega pranon se për të është e lehtë të triumfojë në këtë event, por shpreh pakënaqësitë për Federatën

 

“Duhej të bënim 20 orë rrugë me autobus e më pas të garonim. Për herë të fundit që kam shkuar kështu në një aktivitet ka qenë para 20 vitesh. Është shumë e lodhshme si rrugë, pasi një sportist nuk jep dot maksimumin në garë pas një udhëtimi të tillë. Është zhgënjyese, pasi presidenti i ri deklaroi pasi u zgjodh në krye të Federatës se do të mbështesë sportistët, por na ktheu 20 vite pas”, shton Luiza Gega.

 

“Po ashtu, na kujton me e-mail të marrim edhe uniformat, pasi nuk ka blerë të tilla. Garojmë me uniformat e dy viteve më parë. Mendoj se presidenti i ri duhej të bënte një ndryshim, duke mbështetur atletët financiarisht. Uroj që gjërat të ndryshojnë në të ardhmen”, tha Luiza Gega.

LEXO EDHE:

Back to top button