Arsenali futet në garë për francezin e skuadrës gjermane

Sipas informacioneve të ‘The Sun’, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta do të hyjë në garë për sulmuesin francez, Markus Thuram.

Kontrata e tij me Borusia Mynshengladbahun përfundon në verë dhe ai nuk do të rinovojë me klubin gjerman, kështu që ai ka disa klube që janë duke e ndjekur nga afër evolucionin e tij.

Mes tyre, Bajern Munihu, Paris Sen Zhermeni, Man. Junajtedi dhe Atletiko Madridi. Mbetet të shihet se drejt cilës skuadër do të kalojë sulmuesi francez.

LEXO EDHE:

Back to top button