Arsenali ka vënë në shënjestër mbrojtësin e Interit

Arsenali ka vënë në shënjestër një nga futbollistët më të spikatur të futbollit italian aktual, Federiko Dimarko. Afati kalimtar dimëror ka nisur të gjallërohet në Londër, ku klubi londinez po kërkon të forcojë krahun e majtë të mbrojtjes.

Mbrojtësi i Interit, një figurë kyçe në skemat e zikaltërve, ka tërhequr vëmendjen e Mikel Artetës falë kontributit të madh ofensiv dhe intensitetit fizik. Dimarko po kalon një nga momentet më të mira të karrierës, me statistika që e rendisin mes më të mirëve në Evropë në pozicionin e tij. Kontrata e tij me Interin skadon në vitin 2027, çka ka shtuar presionin në “San Siro” përballë interesimit nga Premier Liga.

Inter Milan’s Federico Dimarco applauds fans as he leaves the pitch after being injured during the Champions League semifinal second leg soccer match between Inter Milan and AC Milan at the San Siro stadium in Milan, Italy, Tuesday, May 16, 2023. (AP Photo/Luca Bruno)

Arsenali e sheh italianin si një përforcim ideal për filozofinë e tij dinamike, pasi ai mund të luajë si mbrojtës i majtë apo edhe më përpara në fushë. Sipas burimeve nga Italia, drejtuesit e Arsenalit janë të gatshëm të bëjnë një investim të konsiderueshëm për të realizuar transferimin. Vlera e kartonit të Dimarcos vlerësohet rreth 50 milionë euro, shifër që pasqyron statusin e tij aktual.

Pavarësisht interesimit edhe nga klube të tjera angleze, projekti sportiv i Artetës shihet si destinacioni më joshës në rast largimi nga Serie A. Nga ana tjetër, Interi nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej liderëve të skuadrës dhe një simbol i identitetit aktual të klubit. Drejtuesit zikaltër po përgatisin një ofertë rinovimi deri në vitin 2029 me rritje page, për ta blinduar lojtarin.

LEXO EDHE:

Back to top button