LeBron Xhejms, nuk do të jetë në pesëshet startuese në ndeshjen e yjeve të NBA-së, All-Star. Kështu i vjen fundit rekordit të Xhejmsit për 21 përzgjedhjeve rresht si startues në ndeshjen e yjeve. NBA-ja publikoi të hënën emrat e dhjetë lojtarëve që morën më shumë vota për të startuar. Dhe Xhejms nuk është në mesin e tyre. Kjo nuk i ka ndodhur që prej edicionit të parë në NBA.
LeBron Xhejms mungoi vitin e kaluar në ndeshjen “All-Star” për shkak të një lëndimi. Ishte hera e parë që ishte përzgjedhur dhe kishte munguar në ndeshjen e yjeve. Pesëshet startuese caktohen me votat e tifozëve, që vlejnë 50 për qind. Nga 25 për qind vendosë vlerësimi i lojtarëve të NBA-së dhe një panel i mediave.
Xhejms është katër herë kampion në NBA dhe shënuesi më i mirë në histori. Në mospërzgjedhjen e Xhejmsit ka ndikuar mungesa e tij në fillim të edicionit për shkak të lëndimit. Ai ende mund të përzgjedhet si rezervist.
Trajnerët e NBA-së do të caktojnë shtatë rezervistët nga secila Konferencë. All-Star-i zhvillohet më 15 shkurt në Los Anxheles, ose shtëpinë e LA Klipers.








