Arsenali kthen vëmendjen drejt merkatos, caku kryesor është francezi i Realit

Humbja 0-3 që Arsenal pësoi në shtëpinë e tij nga Brajtoni ka mbyllur përfundimisht garën për titullin kampion në Premier Ligë. Një fund disi i hidhur i këtij sezoni për “Topçinjtë”, që deri një muaj më parë kishin gjithçka në dorë.

Gjithsesi, skuadra londineze nuk ndalet në krijimin e një grupi edhe më të fortë. “Sky Neës” konfirmon se Arsenal është pranë marrëveshjes me mbrojtësin e krahut të majtë Ferland Mendi, që aktualisht luan me Real Madridin.

27-vjeçari francez ka ende edhe dy vite kontratë me “Los Blancos”, por klubi i ka thënë se mund të kërkojë një ekip të ri. Për pasojë, Mendi (26 ndeshje këtë sezon me Realin) është në kërkim të një ekipi të ri. Kostoja e mbrojtësit është rreth 30 milionë euro dhe Arsenal po studion mundësinë e afrimit të lojtarit në formë huazimi, me të drejtë blerje pas një viti. Një përforcim i rëndësishëm për londinezët, që synojnë një ekip edhe më të fortë për të fituar Premier Ligën.

LEXO EDHE:

Back to top button