Barcelona kërkon shkëmbimin e bujshëm nga Arsenali

Sipas ‘El Nacional’, nëse Arsenali shkon për anësorin e Barcelonës, Ansu Fati, katalanasit do të donin ta ndërronin sulmuesin me mesfushorin e ‘Topçinjve’, Martin Odegaard.

Sipas raportit, presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta nuk është i gatshëm të lërë Fatin për asnjë tarifë dhe do të marrë në konsideratë ofertën e Arsenalit vetëm nëse përfshin Odegaard.

Kujtojmë që norvegjezi ka treguar formë të lartë këtë sezon, andaj do t’i kryente punë gjigantit spanjoll. Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një shkëmbim i tillë. /Lajmi/

LEXO EDHE:

Back to top button