Arsenali kujton ditën e firmosjes dhe “vajton” largimin e Granit Xhaka-s

Një vit më parë, Granit Xhaka u largua nga skuadra e Arsenalit, duke u bashkua me Bajer Leverkuzenin. Në sezonin e parë, futbollisti kosovar, arriti ta fitonte titullin e kampionit të Gjermanisë, e po ashtu arriti në finale të DFB Pokal dhe në finalen e Ligës Europa, ku skuadra gjermane pësoi humbje nga Atalanta.

Por skuadra e Arsenalit nuk e ka harruar ende ish-kapitenin e skuadrës. Në një postim të publikuar në faqen zyrtare, ata kanë kujtuar kohën kur Xhaka iu bashkua Arsenalit…në vitin 2016.

Për shtatë vite në Londër, Xhaka shënoi 26 gola dhe bëri 31 asistime./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button