Hansi Flik kërkon mesfushorin argjentinas te Bajer Leverkuzeni

Hansi Flik ka nisur tashmë diskutimet me drejtuesit e Barcelonës mbi strategjinë e transferimeve për merkaton e verës. Trajneri gjerman shihet nga të gjithë si pasuesi i Çavit, i cili do ta drejtoj Barcelonën edhe këtë fundjavë dhe do ta lirojë vendin e punës.

Sipas “Bar Canaletes”, Flik ka pasur bisedime të gjera me drejtorin sportiv Deko edhe mbi strategjinë e transferimeve. Gjermani i ka thënë klubit se dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin qendror të Bajer Leverkuzenit, Ezekeil Pallasios.

Flik beson se mesfushori argjentinas ka agresionin dhe shkathtësinë e nevojshme për të qenë një përshtatje ideale për sistemin e tij. Ish-trajneri i Bajernit dëshiron të instalojë një stil më të poseduar në Barça. Ai mendon se stili energjik i Pallasios dhe cilësitë e pasimeve mund ta ndihmojnë atë të shkëlqejë në Spanjë.

Barcelona thuhet se mund të jetë në gjendje të nënshkruajë me Pallasios për rreth 40 milionë euro nëse mund ta bind argjentinasin që t’i bashkohet. Por, Barça tashmë ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me Guido Rodriguez, si një transferim të lirë. Flik thuhet se e ka miratuar tashmë edhe atë transferim.

LEXO EDHE:

Back to top button