Arsenali me ofërtë zyrtare për sulmuesin e Man. Sitit

Sipas “The Times”, skuadra e Arsenalit ka paraqitur ofertën e parë në drejtim të Mançester Sitit për sulmuesin brazilian, Gabriel Zhesus.

“Qytetarët”, megjithatë, kërkojnë rreth 60 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të tyre. “Topçinjtë” janë në kërkim të një numri të ri 9-të pas kalimit të Aubamejangut te Barcelona dhe Lazazetit te Olimpik Lioni.

Gabriel Zhesus, i cili rrezikon të gjejë shumë pak hapësirë pas ardhjes së Erling Haaland, mbetet zgjedhja e parë për trajnerin Arteta.

LEXO EDHE:

Back to top button