Arsovska ndërpreu projektin për urën “Ljublanska”, paralajmëroi dhe përgjegjësi

Gazetar: Evi Shkopi
“Në fund të muajit gusht kryeministri Zoran Zaev, së bashku me kryetarin e atëhershëm të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, promovuan fillimin e punimeve për ndërtimin e një ure, e cila do të mbante emrin “ Ljublanska”. Pyetëm në Qytetin e Shkupit nëse projekti do të vazhdojë apo jo. Siç mund ta shihni zona është e rrethuar, por nuk ka punëtor.”
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, tha se kryetari i mëparshëm është shfaqur në këtë lokacion vetëm për t’u fotografuar dhe se as nuk është nisur procedura për zgjidhjen e dhjetëra kontesteve juridiko-pronësore në sipërfaqen ku duhet të realizohen punimet për urën në fjalë.
“Dikush ka projektuar, ka hapur një gropë atje, ka hedhur një lopate është fotografuar edhe çfarë tutje? Atje ka çështje juridiko pronësore të cilat nuk janë zgjidhur. Atje ka 70 parcela për të cilat duhet të gjendet zgjidhje. Nuk është problemi të ura, ura në Vardar do të vendoset. Nga asnjëra anë ku duhet të bëhen lidhjet nuk ka përfunduar, madje as nuk ka filluar procedura. Ka vetëm një vlerësim për çmimin nëse ato prona atje shpronësohen. Ne para se të shohim këto çështje pronësore, atje ka ndërtesa, madje ndërtesa të reja. Kush është ai që ka thënë se atje do të shkojë të bëjë këtë projekt, kjo nuk është në rregull. Nuk ka qenë as e qartë, as transparente dhe as nuk kanë treguar se çfarë planifikojnë. Implikime financiare do të ketë për atë që ka parashikuar, por nuk i ka zgjidhur këto çështje”, deklaroi Danela Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit.
Më 28 gusht, në vënien e gur themelit për urën “ Ljublanska” ishin të pranishëm kryetarë komunash, deputetë, drejtorë të institucioneve publike dhe personalisht kryeministri Zaev, të cilët shfaqën optimizëm se ura do të përfundojë brenda 18 muajsh. Për realizimin e këtij projekti, siç thanë në atë kohë, ishin siguruar 6 milion euro nga kompania TAV.
“Në këtë fazë nga Ilindenska shkrihemi me Skupin. Në fazën tjetër me vazhdimin e bulevardit Sllovenia në mënyrë që qytetarët e komunës së Gjorçe Petrovit, nga Vollkova nga Novo Sella dhe si të jenë afër pjesës tjetër të qytetit”, tha kohë më parë Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.
Por ky nuk do të jetë i vetmi projekt i nisur nga kryetari i mëparshëm, i cili do të mbetet pezull. Probleme të ngjashme janë edhe me urën tek lagjja “Qeramidhja”, ku sipas Arsovskës ka 11 konteste pronësore dhe 25 lëndë në përgatitje. Sipas saj, projekti për urën është realizuar në mënyrë të gabuar, duke ironizuar se ajo urë mund të mbetet në funksion vetëm për të peshkuar. Me probleme të shumta pronësore Arsovska arsyetoi edhe ndërprerjen e tenderit për zgjerimin e bulevardit “ Nikola Karev”./Alsat.mk