Oda Ekonomike kërkon që shteti të heqë 30 taksa shtesë. Kjo kërkesë vjen pasi Qeveria tashmë ka rënë dakord për heqjen e një pjese të detyrimeve doganore, kryesisht për importin e lëndëve të para. Heqja apo ulja e tarifave doganore do të lehtësonte ndjeshëm punën e tyre, thonë nga Oda Ekonomike. Qeveria ka propozuar tashmë heqjen ose uljen e tarifave për rreth 250 produkte, kryesisht lëndë të para për industrinë e tekstilit, përpunimit dhe lëkurës. Tashmë në Kuvend janë dërguar ndryshimet në propozim-ligjin për tarifat doganore, shkruan Alsat.
“Ligji i propozuar nuk përmban rreth 30 kërkesa, pra kërkesa për ulje të tarifave doganore dhe harmonizim të tyre me BE-në. Ato i referohen lëndëve të para në bujqësi, dhe prej tyre është pranuar vetëm një kërkesë, ndërsa për produktet e tjera propozimet nuk janë pranuar. Ky do të jetë prioritet i Odës për harmonizim”, deklaroi Aneta Dimovska- Oda Ekonomike./Alsat.mk








