Arsovska: Në “Ujësjellës”, punësime partiake

Arsovska: Në “Ujësjellës”, punësime partiake

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka deklaruar sot se akuzat për zhvillimet në ndërmarrjen e Ujësjellësit vijnë pas paralajmërimeve të saj për departizimin dhe rikualifikimin e kësaj ndërmarrje.

Arsovska thotë se në 10 vitet e fundit kjo ndërmarrje është shndërruar në byro për punësime partiake.

Ajo deklaron se në ndërmarrjen e ujësjellësit dhe kanalizimit ka 1250 të punësuar, pjesa më e madhe e të cilëve janë administratorë.

Kryetarja e Qytetit tha se askush nga të punësuarit nuk do të largohet nga puna, por vetëm do të sistemohen në mënyrë horizontale dhe do të angazhohen të punojnë për pagën që paguhen.

“N.P. “Ujësjellësi dhe kanalizimi” në vitet e kaluara nuk i kryen funksionet e saj bazë ndërsa kjo është të investojë dhe ndërtojë infrastrukturë për furnizim me ujë. Kemi deficit të personave që punojnë si ujësjellës, si personel teknik ndërsa përkundër kësaj tepër i madh është numri i atyre që punojnë në administratë. Për shkak se nuk ka personel të mjaftueshëm teknik të gjithë që duhet të punojnë në pjesën e angazhimit të sigurimit të kësaj infrastrukture për ujësjellës dhe kanalizim atmosferik janë firma të organizuara nga jashtë. Kjo do të thotë se në të njëjtën kohë edhe paguhen mbi 1250 të punësuar në N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, por për shkak se këto persona janë administratë në vend të personave teknik, në të njëjtën kohë paguhen edhe kompani për ta bërë këtë veprimtari në vend që të njëjtën pa bëjë N.P. “ujësjellësi””, tha Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button