Britani, Sunak fiton garën për kryeministër

Britani, Sunak fiton garën për kryeministër

Pas dorëheqjes së Liz Truss, Rishi Sunak arriti të siguronte mbështetjen publike më të madhe  dhe votat e më shumë se 100 deputetëve.

Ai do të bëhet kryeministri i parë aziatik i Mbretërisë së Bashkuar dhe do të marrë detyrën pasi Britania e Madhe po përballet me sfida të mëdha ekonomike.

Sunak u bë i njohur për publikun britanik kur ishte 39 vjeç, pasi Johnson e emëroi ministër të Financave, në periudhën kur Britania regjistroi rastet e para me koronavirus.

Sunak do të bëhet kryeministri i parë britanik me prejardhje indiane, pasi familja e tij migroi në Britani në vitet ’60./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button