Arsovski: Të gjithë grupet e prekura do të marrin 6 mijë denarët e premtuara

Qeveria pret tolerancë nga bankat për ditët në vijim, derisa të përfundojë pagesa e plotë për ndihmën e planifikuar prej 6,000 denarëve, sepse bëhet fjalë për qytetarë të kategorive që më së tepërmi janë prekur nga kriza, tha sot zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski.

Arsovski siguroi se të gjithë grupet e prekura nga kriza do të marrin ndihmën prej 6,000 denarëve, transmeton Alsat.

“Edhe pse Ligji nuk e detyron Qeverinë, duhet theksuar se ankesat janë përpunuar në kohë rekord, ka pasur rreth 78,000 ankesa. Të gjithë ata që janë ankuar do të marrin përgjigje në e-mail adresën që ata e kanë dhënë gjatë paraqitjes së ankesës. Po azhurnohen edhe listat në uebfaqen kupuvamdomasno.mk, ku do të mund të kontrollojnë të njëjtat të dhëna”, informoi Arsovski.

LEXO EDHE:

Back to top button