Arsyet pse nuk duhet të përdorni telefonin tuaj para gjumit

Të gjithë e përdorim telefonin para se të flemë për të shfletuar në rrjete sociale, për të luajtur ndonjë lojë apo për ta përdorur ndonjë aplikacion të ri që e kemi marrë

Pavarësisht se çfarë bëni para gjumi me telefonin tuaj, ekspertët thonë se është koha ta largoni këtë shprehi.

1: Rritje të rrezikut të kancerit

Rritja e ndriçimit gjatë natës shpie në kualitet të keq të gjumit dhe kjo e rritë rrezikun e kancerit, e posaçërisht të kancerit në gji dhe prostatë.

Melatonina është antioksidant dhe armë natyrale e trupit kundër kancerit, por shtypet nga drita e kaltër që e lirojnë telefonat e mençur.

Drita e kaltër e pengon prodhimin e melatoninës dhe ky hormon e rregullon ciklin e gjumit në trup. Nëse trupi mbetet pa gjumë, atëherë cikli i çrregullt i gjumit shpie edhe në probleme tjera si depresioni, shtimi i peshës, problemet me memorie, problemet kardiovaskulare, etj.

Ekspozimi në dritë të kaltër gjatë natës shpie në dëmtim të retinës dhe në degjenerim makular, i cili është humbje e vizionit qendror apo aftësia për të parë para juve.

LEXO EDHE:

Back to top button