Artim Shaqiri: Jemi gati të përballemi me Araratin

Skuadra e Shkëndijës ka mbyllur përgatitjet në Slloveni, në prag të sezonit në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë dhe Ligës së Konferencës. Pas kthimit në Tetovë, lojtarëve u është dhënë një pushim dyditor, për të pushuar për ndeshjen e xhiros së parë kualifikuese në Ligës së Konferencës, kundër skuadrës së Araratit.

“Mendoj se kemi bërë përgatitje të mira në Slloveni. Jam i kënaqur me atë që pashë, veçanërisht në ndeshjet miqësore. Ne luajtëm shumë mirë, dhe rivalët tanë ishin skuadrat më të mira të Hungarisë, Sllovenisë, BeH dhe Kroacisë dhe doja të luaja me ekipe më të forta. Si trajner kam insistuar në një lojë sulmuese, që të kemi posedimin e topit. Natyrisht se ka hapësirë për përmirësim të disa gjërave, mirëpo mendojë se për ndeshjet me Araratin, do të jemi gati,” tha në fillim Artim Shaqiri.

 

 

Për mënyrën se si përshtatet Vlatko Stojanovski, për Ferhan Hasanin se a është duke luajtur në top formë, por nëse do të ketë më shumë emra të rinj, flet legjenda e futbollit.

“Stojanovski është kualitativ, jam i kënaqur me atë që tregoi në Slloveni, sigurisht që do të jetë një përforcim i madh për ne. Çfarë të thuash për Buba Hasanin? Pra nëse ai si kapiten nuk i jep tonin përgatitjeve dhe në lojë, atëherë kush do të japë. Sigurisht që jam i kënaqur me mënyrën se si sillet kapiteni, thjesht ashtu le të vazhdon.

Sigurisht se do të forcohemi, aktualisht jemi në negociata me tre lojtarë të tjerë. Duam të kemi 20-22 lojtarë cilësorë, pra nga dy në çdo pozicion. Shkëndija është një klub i madh, na pret një sezon i vështirë, do të kërkojmë dy titujt, andaj duhet të kemi skuadër kualitative dhe këtu nuk ka asgjë për tu diskutuar ,” tha mes tjerash Artim Shaqiri.

Ndeshjet kundër skuadrës së Araratit do të zhvillohen më 7 korrik në Shkup dhe një javë më pas në transfertë. /sportmedia.mk/

 

LEXO EDHE:

Back to top button